Amnistia fiskale. Ylli Rakipi: Do të pastrohen paratë e pista, në Shqipëri nuk janë mbjellë domate, por drogë!

Gazetari Ylli Rakipi, ka qenë i ftuar në emisionin “Në fokus”, në “Tv T”, ku ka folur për nismën e fundit të qeverisë, për amnisti fiskale.

Rakipi tha se kjo amnisti do të sjellë pastrimin e parave të krimit dhe do të legalizojë paratë e pista të drogës, gjë që do ta vendosë Shqipërinë në një pozicion mjaft të vështirë, në raport me institucionet ndërkombëtare dhe agjensitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit.

Gazetari u shpreh se kjo nismë do të krijojë një precedent të rrezikshëm, duke promovuar shkeljen e ligjit dhe duke diskriminuar ata që kanë paguar taksa dhe kanë zbatuar të gjithë ligjet fiskale të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Së pari, kjo amnisti eleminon garën. Ky sistem mbështetet mbi garën. Garë do të thotë të punosh dhe të paguash taksat sipas ligjit, t’ju përgjigjesh të gjithë detyrimeve. Kështu lëviz e gjithë shoqëria, në bazë të kësaj gare. Këtu bie gara, legalizohen paratë e fituara jashtë sistemit, në të zezë, në të bardhë, nga droga, të gjitha këto para të fituara jashtë sistemit. Nëse do të vendoset ky precedent, i thuhet shoqërisë, një pjesë të punojë sipas ligjit dhe rregullit, pjesa tjetër, të vërë fitime sa dhe si të dojë dhe ti ja legalizon në bankë, kundrejt një vlere qesharake”,- tha Rakipi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shtoi se “këtu qëllimi është, të futet paraja e pistë, e fituar nga trafiqet e paligjshme. Në SHBA, ndiqet me shumë rigorozitet puna e parave të pista. Paraja që vjen nga droga dhe trafiqet, ndiqet kudo dhe është nën kontroll të plotë të institucioneve ndërkombëtare. Shqipëria një shtet i brishtë, do të depozitojë paratë e krimit. Folët për domate dhe kastraveca, por emigranti merr 800 euro në Greqi,  1200 në Itali, apo 2 mijë në Britani, por këto para, një emigranti, i duhen për vete. Problemi është si të pastrohen paratë e drogës. Shqipëria nuk ka mbjellë perime, por drogë dhe këto para duhen pastruar. Sistemi bankar është po i tillë, sistem i korruptuar dhe i kompromentuar“.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?