Amnistia Penale, PD-ja e Bashës i bën thirrje PS: Silleni në Kuvend në seancën e radhës dhe do ta votojmë

Amnistia Penale vijon prej muajsh të endet në zyrat e Kuvendit, kjo pasi Partia Socialiste nuk i ka 84 votat e vetme që ta votojë, ndaj duhen edhe vota nga opozita. Enkelejd Alibeaj nga grupi i Bashës, thotë se PD-ja është e vendosur dhe qëndron që ligji i Amnistisë Penale do duhet të miratohet ashtu siç erdhi në version fillestar dhe atij ligji t’i shtohet amendamentet e tyre.

”Do duhet të them për faktin se sot seanca është zhvillua në shkelje të procedurës sepse nuk kishte kuorum. U bë e ditur se qëllimi i mazhorancës ishte ta kalonte ligjet për oligarkët si ishte shtyerja e afatit për ligjin për investitorët strategjik. Shqiptarët do duhet të shihnin diskutimin për ligjet që janë në interes të tyre, sic është ligji për amnistinë.

Sot nga ana e mazhorancës ligi për amnistinë nuk ishte në rend dhe kjo tregon interesin e sinqertë të mazhorancës. Unë dua të bëj të qartë qëndrimin e PD. PD është e vendosur dhe qëndron që ligji i amnistisë do duhet të miratohet ashtu sic erdhi në version fillestar dhe atij ligji t’i shtohet amendamentet tona. Në jemi të vendosur, ishim të vendosur edhe sot për ta votuar, jemi të vendosur edhe në seancën e radhës që ta votojmë”.

Kurse deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia, tha se është i bindur që brenda muajit mars Amnistia Penale do të votohet. Qefalia tha se ka patur negociata me ligjvënës të opozitës për të gjetur dakordësinë dhe për të arritur numrin 84 vota që duhen për të miratuar draftligjin e amnistisë penale, nga i cili përfitojnë 700 të dënuar.

SHKARKO APP