Analisti Andi Bushati: Presidenti i ri mund të jetë anonim

Një temë e debatit politik, është edhe zgjedhja e Presidentit të ri. Analisti Andi Bushati është i mendimit se Partia Socialiste nuk e ka seriozisht kur bën thirrje për zgjedhjen e një presidenti konsensual. Për të e gjitha bëhet për të fshehur problemet reale siç janë kriza e çmimeve dhe Fierza.

Bushati duke bërë deduksion në atë që ka ndodhur në përzgjedhjen e ministrave, nuk e përjashtoi mundësinë e zgjedhjes president të një personi anonim.

“Rama ka promovuar njerëz anonimë. Ky standard mund të zbatohet në çdo rast ku Rama ka të drejtë të vendosë. Janë hequr filtrat për zgjedhjen e kreut të shtetit dhe e kemi lënë pronë të një njeriu të vetëm”,-tha në ”Euronews Albania”.

SHKARKO APP