Analisti Kalemaj: Rama mund të shpallë zgjedhje të parakohshme, fiton deri në 84 deputetë

Politologu dhe analisti Ilir Kalemaj, shprehet se gjasat janë që kryeministri Edi Rama të shpallë zgjedhje të parakohshme në vjeshtë. Ai shikon marsin e vitit 2024 si periudhën më të favorshme për zgjedhje të parakohshme, por shprehet se edhe nëse vendi shkon në zgjedhje, Rama është në pozita komode për t’i fituar ato, madje duke marrë edhe deri në 84 deputetë.

“Nuk mendoj se shtatori edhe nga pikëpamja kushtetuese është i mundur për të zhvilluar zgjedhje. Para marsit të vitit që vjen nuk mendoj se është e mundur të zhvillohen zgjedhje të përgjithshme në Shqipëri. Zoti Rama mund të jetë komod që ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Mund edhe ti fitojë sërish me mazhorancë madje të kualifikuar. Pashë edhe disa sondazhe kohëve të fundit duke iu referuar dhe zgjedhjeve të fundit dhe dilte që zoti Rama kësaj radhe mund tí fitojë edhe katër deputetë. Ndoshta edhe 80 po, 4-5 blihen nga deputetët e çorientuar të opozitës dhe për të krijuar atë 3/5 që bën ndryshime kushtetuese”, tha Kalemaj në ”A2cnn”.

SHKARKO APP