Analisti Mustafa Nano: Kryeministri duhet të mbajë qëndrim të prerë me ato ministra që janë përzier me inceneratorët

Analisti Mustafa Nano tha në studion e news24 se SPAK duhet të vazhdojë me arrestime në lidhje me skandalin e inceneratorëve. I pyetur që -Nëse skandali i incineratorëve prodhon tjetër proces penal ndaj ndonjë zyrtari apo ish-zyrtari tjetër të qeverisë. A duhet të dorëhiqet edhe shefi i tyre, kryeministri Rama?” analisti Nano tha: Kjo është një situatë ku Rama duhet të mbajë qëndrim nëse s’ka të bëjë fare më këtë gjë. Ai duhet të mbajë përgjegjësi, duhet të kërkoj hetim urgjentisht dhe të tregojë se është i interesuar. Heshtjen e Ramës nuk e kuptoj. Për dorëheqje nëse ai nuk distancohet qartë dhe nëse del se ai është i implikuar në këto varet nga ato që do dalin, por në këto momente do të kërkoja interesim duke kërkuar zbardhjen urgjente dhe në mënyrë të plotë të kësaj çështje. Rama ka dijeni për kompanitë që kanë marrë përsipër këtë gjë, por operacione financiare nuk besoj se kalojnë duke marrë kryeministrin si rrugë. Nëse Rama do ishte pjesë e këtij procesi besoj se do thoshte stop, por ai duhet të mbaj një qëndrim politik dhe të demonstrojë se ai vetë është i interesuar që kjo të zbardhet”- tha Mustafa Nano.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?