Analisti reagon ashpër për deklaratën e Ramës: Po sillet si autokrat. Raportet Shqipëri-BE nuk janë çështje hundësh

Analisti Afrim Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Edi Ramës ku akuzoi BE për “futje hundësh” në fushatën elektorale në Shqipëri.

Në një reagim në Twitter, Krasniqi thotë se gjithë autokratët bëhen sovranistë kur bëhet fjalë për pushtet personal.

“KM akuzoi sot Komisionin Europian se “ka futur hundët” në fushatën tonë! I kërkoi llogari! Gjithë autokratët bëhen sovranistë kur bëhet fjalë për pushtet personal. Interesant që s’kërkoi neutralitet në rastin e T.E, dhe që politikën e jashtme dhe raportet BE-AL i shikon si çështje hundësh!”, – shkruan Krasniqi në një reagim në Facebook.

SHKARKO APP