Analisti: SPAK ka mbështetjen e opinionit publik, Ahmetaj të vijë të përballet

Analisti Platon Nesturi e cilësoi një goditje të fortë të SPAK lëshimin e urdhër-arrestit për Arben Ahmetajn.

Sipas atij SPAK-u e ka ngritur “stekën” duke goditur një figurë kaq të lartë të pushtetit. SPAK ka edhe mbështetjen e opinionit publik për të hetuar abuzimet me pushtetin.

“SPAK që realisht po synon dhe e ka ngritur stekën deri te figurat më të larta politike, aq më tepër i një mazhorance që është ende në pushtet. Vetë trysnia e opinionit publik ndikon në këto rrethana. SPAK ka mbështetjen e opinionit publik për të hetuar abuzimet me pushtetin. Ajo që po luhet është me procedurat, po nuk e shmang dot hetimin. Me interes do ishte që Ahmetaj të përballej me këtë gjë”, tha analisti në ”Euronews Albania”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?