Analisti Yzeri: Rama pati një performancë të shkëlqyer në OKB

”Performancë të jashtëzakonshme në Këshillin e Sigurimit”, kështu e cilëson analisti Ilir Yzeiri, paraqitjen e kryeministrit Edi Rama.

Në një intervistë për ”Euronews Albania”, ai theksoi se Edi Rama e shfrytëzoi drejtimin e Këshillit të Sigurimit për të treguar performancën e tij dhe për të treguar anësinë perëndimore që ka Shqipëria.

“Edi Rama nuk bëri asnjë gjë më shumë seç mund të bënte një drejtues në Këshillin e Sigurimit. Edi Rama e shfrytëzoi këtë tribunë për të treguar performancën e tij dhe për të treguar anësinë perëndimore që ka Shqipëria dhe për të treguar gjithashtu dhe performancën që ka ai vetë si lider politik.

Ai u shfaq i prerë. Mbledhje të tilla, siç janë Këshilli i Sigurimit, deri më tani nuk kanë pasur të bëjnë me ndërhyrje si kjo e Ramës që i prishin rregullat protokollarë. Rama ishte i drejtpërdrejt dhe të gjithve ju bëri përshtypje se të bardhës të bardhë dhe të zezës të zezë. Pra e quajti Rusinë agresore dhe Ukrainën e quajti viktimë. Mënyra e të folur të tij tërhoqi vëmendje. Këtë që bëri Rama nuk janë mësuar ta dëgjojnë të tjerët”,-tha ai.

SHKARKO APP