Analiza e PD-së, Basha urdhëresë degëve: Sillni rezultatet e 3 zgjedhjeve të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, përmes një urdhërese drejtuar kryetarëve të degëve të PD-­së, kërkon informacione mbi rezultatin zgjedhor për çdo qendër votimi, për 3 zgjedhjet e fundit të zhvilluara.

Përmes urdhëresës në fjalë, Basha kërkon konkretisht që brenda datës 13 korrik 2015, i gjithë informacioni të depozitohet pranë Sekretarit Organizativ të PD-së dhe ai të përfshijë rezultatin zgjedhor për kandidatin, rezultatin zgjedhor për subjektin, si dhe rezultatet e 3 zgjedhjeve të fundit të zhvilluara për qendrat e votimit.

Basha kërkon nga drejtuesit e degëve të PD-­së krahasimin e rezultateve zgjedhore të 21 Qershorit me zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit 2013, por edhe me zgjedhjet vendore të 2011, për të analizuar lëvizjen e votave për kandidatët dhe subjektet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjitha të dhënat do të analizohen pranë selisë blu, ndërkohë që muajn shtator analiza do të thellohet në cdo njësi administrative të vendit, për të parë shkaqet ku Partia Demokratike pësoj rënie, por dhe shkaqet ku në disa zona garantoi rezultate surprizë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Analiza për zgjedhjet e 21 qershorit, do të përmbledhe rezultatin e detajuar të çdo qendre votimi dhe ato do të krahasohen me zgjedhjet paralemntare te vitit 2013 dhe ato vendore te vitit 2011. Pas analizës së gjerë, në çdo degë të demokratëve në gjithe vendin, në seline blu , do të nis rishikimi I gjithe strukturave të partisë. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?