ANALIZË JURIDIKE/ A quhet se*si në zyrë: Krim, kundravajtje apo shkelje etike?
Nga Kreshnik Spahiu
Presidenti Bill Klinton kreu mardhënie orale me nje praktikane 22 vjeçare brenda Shtëpisë së Bardhë. Ai u hetua nga një komision i posaçëm dhe beteja kryesore e gjykimit nuk ishte akti oral por sinqeriteti i Presidentit SHBA i cili fillimisht e mohoi. Ai u hetua më shumë për dëshminë e rreme: “I did not have sexual relations with that woman, Ms. Lewinsky.” “Unë nuk kam pasur marrëdhënie se*suale me atë grua, znj. Lewinsky.” Në fund të gjykimit ai u dënua me 90.000 USD gjobë dhe pezullim liçensës avokatisë 5 vjet.
Me vonë opinioni shqiptar u njoh me një filmim investigativ ne Bashkinë e Dibrës ku kryetari Shukri Xhelili tentoi të kryej mardhënie në këmbim të një favori. Gjykata e akuzoi për shpërdorim detyre. Po ku ndryshojnë çështjet penale të Bill Klinton dhe Shukri Xhelilit krahasuar me Safet Gjiçin:
1- Në rastin e Safet Gjiçit s’ka denoncim nga vajza, përkundrazi ishte një mardhënie dy palëshe me dëshirë. Prokuroria ka filluar proçedim vetëm për videon dhe jo mbi një ankim apo kallzim penal.
2- Vajza AK e videos së Safetit nuk është staf apo personel i Bashkise Kukës ndryshe nga Monika e Bill Klintonit që punonte në Shtëpi të Bardhë apo vajza e Shukriut që kërkonte punë në Bashki.
3- Vajza në videon e Safetit deklaron se ka kryer mardhënie se*suale me dëshirë dhe pa presion, madje deklaron se e dashuron Safetin, ndryshe nga Monika Levinski apo “vajza” e Shukriut në Dibër që u përball me brekët e grisura të kryetarit.
4- “Vajza” e Safetit ka shkuar në çdo zyrë kryetari dhe pushtetari, dhe ka preçedent të ngjashëm penal edhe në raste të tjera, Monika Levinski dhe “vajza” e Xhelilit jo. Siç e keni parë edhe nga fotot ajo ka hyrë dhe ka dalë në zyrën e Sali Berishës më shumë se Meta apo aleatët e tjerë, dhe askush nuk e kupton këtë afrimitet në zyrën e tij private.
5- Video e mardhënes se*suale të Safetit u shfaq e reduktuar vetëm si film porno duke censuruar bisedat e kryera mes tyre. Monika Levinski nuk e filmoi Bill Klintonin.
6 – “E dashura” e Safetit nuk jep asnje shpjegim pse e filmoi veten e saj duke bërë se*s oral dhe nuk e pranon që ka ankesa per këtë pjesë.
Për këto arsye fakti që ne e pamë me video me figurë apo me audio mardhënien e Safetit dhe jo të Bill Klintonit, nuk e bën të parën krim dhe të dytën jo.
Neni 105 Kodi Penal parashikon:
“Kryerja e marrëdhënieve se*suale duke shpërdoruar marrëdhëniet e varësisë ose të detyrës, dënohet me burgim gjer në tre vjet.”
Pjesa e parë nuk egziston se ajo nuk është vartëse e Safetit në Bashki. Pyetja është: Mardhënia u krye në këmbim të një favori apo thjesht ishte mardhënie me të dashurën në zyrë…?
Deri tani s’ka asnjë provë apo ankim nga “e dashura” që ajo e kryente seksin pa dëshirën e saj dhe në abuzim të funksionit politik nga kryetari. Safeti iku nga detyra, madje edhe u shkarkua. Përgjegjësia e tij politike dhe adminstrative janë të qarta por kjo s’mund të na shtyjë në histerinë e të quajturit krim.
Se*si në zyrë me dëshirën e të dashurës nuk quhet dhe nuk klasifikohet krim nga Kodi Penal. Jo se them unë, por se kështu e ka shkruar ligji dhe Neni 105 i KP që po hetohet akuza.
Si përfundim: Nëse mardhënia seksuale është kryer në këmbim të një përfitimi apo shpërdorimi nga Kryetari Bashkisë Kukës kemi vepër penale. Në të kundërt jo. Nëse Alma Koçiu nuk ka marr asgjë në këmbim dhe ka kryer mardhënie me dëshirë, atëhere nuk quhet krim por shkelje administrative dhe etike. Përdorimi i zyrës për të bërë se*s me gruan, të fejuarën apo me të dashurën tënde është shkelje etike dhe adminsitrative por jo krim.
Vendi ku kryhet akti nuk plotëson të gjithë elementët e veprës penale neni 105. Anasjelltas mund të jetë një kryetar duke bërë se*s në hotel, por jo në zyrë dhe mund të quhet krim nëse ai përdor pushtetin në këmbim të se*sit. Krimin e shperdorimit detyrës duke kryer se*s nuk e bën vendi ku ndodhet krevati, tavolina apo bibloteka por motivet apo mungesa e vullnetit dy palësh.
A mos mendoni që ata politikanë që pallohen me sekretaret e tyre në Maldive apo Dubai janë më të moralshëm se Safeti që u filmua nga një dashnore profesionite recidiviste? Jooo mos u bëni naiv. Hoteli në Maldive nuk të bën më të pafajshëm nga tavolina dhe bibloteka me 300 libra të palexuara e Safetit.
Ahhh nëse do dërgoni një bjonde me kamera të fshhetë në zyrat e kryetarve, jam i bindur që të gjithë do ulin brekët, jo vetëm në zyrë por edhe poshtë tavolinës kur mbajnë koferneca shtypi, duke përdorur dy mikrofona: Poshtë dhe lart. Sigurisht, të dy “në emër të popullit”