Andi Bejtja: Ambasadorja e BE, Vllahutin të largohet se është nënveshja e Edi Ramës
Andi Bejtja gjatë intervistës së dhënë për emisionin “Fakt” të gazetarit Çim Peka që transmetohet në SYRI.net, ka bërë thirrje për krijimin e një partie të re.
“Mendoj se po ta shikojmë politikën si biznes në kuptimin e mirë të fjalës treg, mendoj se do të dalin forca të reja politike”, u shpreh Bejtja.
I pyetur nëse këtë parti mund ta bëjë Ben Blushi, gazetari Bejtja nuk e përjashton dhe në fakt i bën thirrje që të krijojë një lëvizje të re politike.
Andi Bejtja ka kërkuar dorëheqjen e ambasadores së BÉ-së në Tiranë pas publikimit të rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Në një shkrim për Syri, Bejtja e akuzon atë se bëri lojën e Ramës dhe se i shërbeu atij duke deklaruar se reforma mund të kalojë dhe pa opozitën. Ndërsa Venecia ka marrë parasysh nje pjesë të mirë të vrejtjeve të PD. Sipas Bejtes ajo e ka të vështirë ta veshë këtë kostum të ri.
"Kuptohet, e ka disi të vështirë ta veshë ambasadorja Vllahutin, e cila ishte shprehur se reforma në drejtësi mund të bëhej dhe pa konsensusin e gjerë opozitar…Nuk ka problem, ka kohë për ta veshur dhe për të, por duhet të heqë bluzën e Ramës që ka poshtë. Ose, po nuk ia bëri zemra, le të përgatisë dhe një letër dorëheqjeje, se në fakt nuk është serioze që ajo me qëndrimet e saj të jetë në Kinë dhe Komisioni i Venecias të qëndrojë në BE, flamurin e të cilit ajo përfaqëson".
KOHA JONË SONDAZH

