Andi Bejtja: Publiku di të dallojë m*tin nga lulet…

Nga Andi Bejtja/

Spekullimet e ulëta sikur gazetarë, punonjës të ish Agon Channel vazhdojnë marin pagat dhe 6 vjet pas mbylljes arbitrare të Agon Channel, të vertetuar nga Gjykata Ndërkombëtare si hakmarrje politike të regjimit, jo vetëm janë lehtësisht të vertetueshme, por janë tërësisht qesharake…6 vite më parë mbi qindra punonjës të këtij televizioni në opozitë të plotë me regjimin mbeten rrugëve duke mos marrë pagën për muaj  të tërë, duke shkelur çdo ligj që kishte të bënte dhe me adminsitrimin shtetëror, i cili ishte i detyruar të jepte pagat që nuk u ndanë kurrë…..

Ky regjim i ka shumë borxhe në çdo kuptim punonjësve të Agon dhe financiarisht dhe moralisht, por mos ngopesh as me këtë dhe të guxosh p.sh. të barazosh e të ciflosësh Lubonjën qe ka katër dekada që bën opozitë me çdo regjim, me bojaxhinjtë e pushtetit që bredhin nga studio në studio, apo me ata ata gazetarë, kushurinj e kunetër që figurojnë te borderotë e Iceneratorëve, nuk është as me pak e as me shumë po mutësi….

Unë jam i bindur se dikush mbrëmë është ulur në divan dhe ka parë me endje se si me bërjen publike të kësaj liste ka arritur ta zhvendosë vëmendjen nga ato afera të medha korruptive për të cilat çdo regjim do kishte rënë, ashtu sikurse jam i bindur se dhe ky publik kaq i manipuluar e i bombarduar nga një propagandë agresive, pas 30 vjetëve di të dallojë mutin nga lulet…

SHKARKO APP