Andi Bejtja: Si do e kuptojë Rudina Hajdari Wadephul!

Nga Andi Bejtja –

Gjermania bëri deklaratën më të fortë të mundshme ndaj tentativës së Kryeministrit Rama, për të prekur Kushtetutën, për të hapur listat, por në fakt për të vetmin qëllim, për të penguar koalicionet qeveritare.

Thelbi i deklaratës është i rëndë, dhe megjithëse është një apel i fortë për maxhorancën, në fakt prek të gjithë shqiptarët, sepse ka vendosur si kusht mosprekjen e marrëveshjes së 5 qershorit me hapjen e negociatave.

“Bundestagu gjerman nuk do të aprovojë konferencën e parë ndërqeveritare dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit, për aq kohë sa nuk miratohet marrëveshja e 5 qershorit nga Parlamenti pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese që minojnë këtë marrëveshje”.

Pas kësaj deklarate, të gjithë po presin reagimin e Ramës, (do tërhiqet, nuk do tërhiqet ndërkohë të them të drejtën më kurioz, personalisht jam si do e kuptojë këtë deklaratë, opozita parlamentare, dhe në veçanti Rudina Hajdari, që ndryshe nga kolegët e saj, vazhdimisht nënvizon se po Lufton për ideale, siç është shprehur dhe ajo vetë “për demokracinë dhe për të ardhmen e Shqipërisë në BE”. Deri tani, në rastin më të mirë, kanë pretenduar se “po përdorin djallin, për punë të mira”.

Lexoni edhe…

Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore

Ndryshimet kushtetuese, Opozita e Bashkuar: Rama po hedh në erë të ardhmen europiane të Shqipërisë

Xhixho: Prishja e marrëveshjes, përgjegjësi e Edi Ramës, opozita fitore të sigurt në zgjedhje

Bundestagu gjerman kërcënon Ramën: Hiq dorë nga ndryshimet kushtetuese. Do bllokojmë negociatat me BE

SHKARKO APP