Andi Bejtja: Të nderuar oligarkë, mos jepni asnjë kacidhe se do na i merrni 4 fish më pas
Gazetari Andi Bejtja u ka bërë një apel të veçantë në Facebook njerëzve më të pasur të Shqipërisë, që kanë marrë tendera këto vite.
Betja u kërkon oligarkëve që të mos japin donacione për tërmetin, pasi me modelin që aplikon Edi Rama, paratë që do dhurojnë do t’i marrin disa fish më shumë, me anë të PPP-ve të tjera.
“Të nderuar Oligarkë nëqoftëse e doni sado pak Shqipërinë, pavarësisht dhimbjes që mund të ndjeni për momentin, mos jepni asnjë kacidhe, se jam i sigurte me këtë shtet PPP-sh, do i merrni po me PPP pas disa muajsh 4 fish më shumë, ashtu sikurse iu shpërnda dividenti dhe ne të gjithë do jemi 4 herë më të varfër…”,- shkruan Andi Bejtja.