Andi Bushati: Basha nuk njeh turp, por turp për ata që i mbrojnë turpin

Analisti Andi Bushati, thotë se sot nuk janë turp ato që bën Lulzim Basha, por duhet të jesh legen dhe i paturp që të mbrosh ato që thotë dhe bën Basha.

Ai ka ironizuar edhe deklaratat e Bashës që i qan hallin gazetarëve se janë munduar sot, pasi sipas tij, sot i kanë rrëmbyer dhe të vetmen gjë që i kish mbetur, selinë.

”Sot nuk janë më turp ato që bën Basha, sot duhet të jesh legen dhe i paturp që të mbrosh ato që thotë dhe bën Basha. Hahahahhahah një tjetër perlë. Këtij i ka rënë gjëma, i kanë rrëmbyer dhe të vetmen gjë që i kish mbetur, selinë, por i qan hallin gazetarëve se janë munduar sot”.

SHKARKO APP