Andi Bushati: Mediat të kapura, shkojnë në konferencë për koncesionin dhe bëjnë pyetje për Dvoranin

Ditën e sotme kreu i shtetit ktheu në Kuvend kontratën që i jep koncesionin e Rinasit një kompanie private shqiptare. Kreu i shtetit argumentoi se kontrata është hartuar në kundërshtim me ligjet e vendit dhe afati i saj është shtyrë në mënyrë të pajustifikuar.

Dekreti i kreut të shtetit argumentonte në mënyrë shteruese ligjore, se përse një kontratë e tillë, e firmosur me urgjente cenonte gjithë bazën ligjore të vendit. Ndërkohë mediat e pranishme në konferencë nuk pyeten kreun e shtetit për këtë dekret por për deklaratat elektorale të Edi Ramës dhe një çmim që ka marrë juristi Ardian Dvorani.

Gazetari Andi Bushati, në një postim në Facebook, thotë se kjo konferencë ishte rasti më i mirë për të parë kush janë mediat e kapuara nga qeveria.

“Doni të shihni cilat janë TV e kapura? Është e thjeshtë, shikoni ato që shkojnë në konferencën e Metës për koncesionin e Rinasit dhe bëjnë pyetje për Dvoranin”,- shkruan Bushati në Facebook.

https://arkiva.kohajone.com/presidenti-meta-kthen-koncesonin-e-aeroportit-nene-tereza-korrupsion-ligjor-ne-kuvend-dhe-ne-qeveri/

SHKARKO APP