Andi Bushati: Nuk e prisja pjesëmarrjen e madhe në protestë

Analisti Andi Bushati e konsideron protestën e 20 shkurtit, si më të madhen që opozita ka zhvilluar pas zgjedhjeve të vitit 2021. Për të disa militantë të opozitës, nuk pranojnë të trajtohen si “idiotë” dhe t’u thuhet se po qeverisen nga një kryeministër “i shquar dhe shumë i mirë”, siç e konsideroi Sekretari Blinken, Edi Ramën.

“Të them të drejtën nuk e prisja një pjesëmarrje kaq të madhe. Për mua, që pas zgjedhjeve të 2021, kjo është më e madhja protestë që ka bërë opozita, prandaj isha i surprizuar. Ka shumë që thonë, se ky ishte një lloj gëzimi i militantëve të PD-së, një gëzim për bashkimin.

Është mitingu më i madh që i ndodh opozitës, që rastësisht vjen pesë ditë pas vizitës së Blinken. Jo se çdo njeri që ka vajtur, ka thënë do shkoj ti thyej hundët Blinken, por ka një pjesë të elektoratit që nuk e pranon të trajtohet si idiot.

Pavarësissht që në atë protestë emri i Blinken nuk u përmend, për këta u duk sikur Blinken nuk kishte kaluar fare nga Tirana”, tha Bushati i ftuar në “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

SHKARKO APP