Andi Bushati: Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani me axhendë Anti-Rama në Tiranë

Ditën e sotme, i ftuar në studion e emisionit “Top Talk” ishte Andi Bushati , i cili foli rreth çështjes së protestës, mbylljen e hetimeve të Prokurorisë së Dibrës dhe vizitës së Presidentes Kosovare Vjosa Osmanit në Shqipëri.

Ai tha se ishte i dëshpëruar për këtë vizitë të Vjosës sepse është një nga vizitat e tensionuara që një shef shteti ka bërë në Shqipëri dhe se ka ardhur në Tiranë vetëm për ti thënë Edi Ramës se ai është miku i Vuçiçit dhe tradhtar, dhe se ka kundërshtuar gjithçka ku mendon se ka qenë aksioni diplomatik i Edi Ramës në këto 7 vite, gjithashtu edhe me një axhendë anti-Rama se ja kërkon Qeverisë Shqiptare MiniSchengen, ndërkohë që ka Kryeministrin e saj që ka shkuar dhe ka firmosur në Washington

“Isha i dëshpëruar në kuptimin se kisha kaluar në një krahasim absurd që është një nga vizitat e tensionuara që një shef shteti ka bërë në Shqipëri. Unë jam dakord me ato që thotë Vjosa Osmani për genocidin Serb, për Mini Schengen, për copëtimin e Kosovës, por çështja është një president i një shteti shqiptar a mund të vijë në Shqipëri dhe të plasi një seri me bomba kaq publikisht dhe kaq ashpër për të goditur një njeri dhe një shumicë politike. Po ta vendosësh re edhe Albin Kurtin që ka qenë më i ashpëri edhe Ramush Haradinaj që ka qenë prapë i ashpër me Edi Ramën nuk kanë bërë një vizitë me një paketë të plotë kundër një njeriu, Vjosa Osmani ka zbarkuar në Tiranë vetëm për ti thënë Edi Ramës që ti je miku i Vuçiçit dhe tradhtar, dhe ka kundërshtuar gjithçka ka qenë aksioni diplomatik i Edi Ramës në këto 7 vite. Ky nuk është mendimi i Vjosa Osmanit sepse për Mini Schengen, për ndarjen e Kosovës, ke së bashku në Kosovë kundër qëndrimit që mban Rama me Vuçiçin, ke Isa Mustafën, ke Albin Kurtin, ke Vjosa Osmanin dhe Ramush Haradinaj. Brukseli nuk ka pasur të njëjtin qëndrim si Amerika dhe unë në shkrimin që ju cituat e thoja dhe këtë, pse them unë që Vjosa Osmani ka zbarkuar në Tiranë gati me një axhendë anti-Rama se ja kërkon Qeverisë Shqiptare MiniSchengen, ndërkohë që ka Kryeministrin e saj që ka shkuar dhe ka firmosur në Washington, pra a mund t’ia kërkosh Tiranës një gjë që e ka nënshkruar Prishtina?! Problemi është se edhe për mua është një protagonizëm i tepruar, ne këtu na kanë ardhur disa Presidentë Grekë dhe e dimë se ç’probleme kanë midis tyre Tirana dhe Athina, por mund të kenë thënë edhe shumë pas dyerve të mbyllura, por të thëna publikisht me kaq forcë kurrë një delegacion i shtetit nuk ka plasur kaq shumë probleme në tavolinë”, tha Andi Bushati.

Top Channel

SHKARKO APP