Andi Bushati: Qëndrimi i Gaz Bardhit sot ishte prej opozitari race
Nga Andi Bushati-
Gazmend Bardhi dhe Alibeaj kanë shumë të drejtë në denoncimin e manovrave te Rames për të kapur Gjykaten Kushtetuese. Madje qendrimi i të parit sot në seancë ishte tipik prej një opozitari race.
Por vetëm ka një problem: mos vallë duke mos pranuar Dvoranin, që amerikanët na e kanë shpallur “hero te drejtësisë së re”, do e çojnë dhe pjesën tjetër të PD-së drejt prishjes me aleatin strategjik, për të cilin zinin be se e besonin me shumë se arsyen dhe bindjen e tyre.
Deputeti demokrat, Gazment Bardhi është përjashtuar nga seanca plenare që po zhvillohet këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë. Shkak është bërë debati i zhvilluar me kryeministrin Edi Rama i shoqëruar me tone të larta.
Vendimi u mor nga nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj.
Replikat:
Rama: Cilët janë oligarkët dhe mafiozët. Mor zotëri të çohet personi dhe të thotë mua më ka intimiduar filani, jo me shpifje, një çetë shpifsish.
Bardhi: I ke çuar ti.
Rama: I kam çuar unë se e ke bindje ti. Palaço.
Bardhi: Palaço je ti.
Rama: Ti je palo cirku. Të thuash ke intimiduar njerëz pa asnjë provë sille provën. Ti je një palaço cirku.
Bardhi: Ti je një legen, një mafioz.
KOHA JONË SONDAZH

