Anëtarët e bandës së Elbasanit sulmojnë fizikisht ish-deputetët e PD (VIDEO)
Festimet për Ditën e Verës në Elbasan, kanë bërë që në qytet të jenë të pranishëm dy liderët e forcave politike të PS dhe PD-së, ndaj dhe mbështetësit e tyre kanë dalë për ti pritur. Një video e publikuar në mediat online tregon momentet kur anëtarët e bandës së Elbasanit sulmojnë fizikisht ish-deputetët e PD-së.
Edhe kreu i PD-së Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se shkoi në qytetin e Elbasanit i shoqëruar nga banditë me armë në brez. Basha po ashtu i bëri thirrje Ramës që të heqë dorë nga shoqërimi me kriminelët, ndërsa shtoi se do të marrë të njëjtën përgjigje kudo që të shkojë.
”Është për të ardhur keq që edhe javët e fundit provokoi qytetin e Elbasanit me miqtë e tij kriminelë. Koha kur qyteti ishte nën hyqmin e kriminelëve të Elbasanit ka marrë fund. As nuk do të na trembë dhe as nuk do të ndalë. Jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të sjellë ndryshimin që shqiptarët mezi presin. Kudo që të shkosh do të marrësh të njëjtën përgjigje, ndaj hiq dorë nga shoqërimi me kriminelët me të cilët ke ardhur dhe ke qeverisur. 25 Prilli do të jetë dita e bashkimit më të madh kundër të keqes”, tha Basha.