Anëtari i Gjykatës së Lartë, Sandër Simoni: Nevojë urgjente për të zbuluar lidhjet e krimit me politikën!
Anëtari i Gjykatës së Lartë, Sandër Simoni u shpreh se është një nevojë imediate, që të zbulohen lidhjet e krimit me politikën.
“Reforma në sistemin e drejtësisë penale identifikoi nevojën e përngjasimit më tej të institucioneve tona, kryesisht ato të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
SPAK ka misionin e saj historik që në rezultatet kundër krimit të organizuar ti avancojë së bashku me ato të korrupsionit, abuzimet në detyrë dhe prokurimit, pritshmëri të ethshme të shoqërisë shqiptare që kërkon ndëshkim për zyrtaret që kanë abuzuar, mision që në këndvështrimin tim është përmbushur dhe është e mundur të konsolidohet edhe më tej.
Kjo falë konsolidimit si institucion, prokurorëve që punojnë në këtë institucion dhe bashkëpunimi me partnerët.
Ashtu si 30 vjet më parë kur shoqëria italiane reagoi ndaj mafies për ta luftuar krimin, trafikun e drogës ashtu edhe sot shoqëria jonë kërkon si nevojë imediate për të ardhmen e saj evropiane ndëshkimin e krimit të organizuar, identifikimin e lidhje e tij më politikën, korrupsionin, abuzimin me funksionin publik politike e shtetëror dhe atyre që përfitojnë pa të drejtë”, tha Simoni në një aktivitet të përbashkët mes SPAK dhe antimafies italiane.
KOHA JONË SONDAZH

