Anika, vajza e Namik Dokles: Ndihem e përfaqësuar nga Ben Blushi

Mjekja e njohur, Anika Dokle, ndryshe nga shumë individë në Partinë Socialiste, nuk ngurron ta thotë hapur dhe me kurajo mendimin e saj. Ajo u shqua për angazhimin e saj, bashkë me shumë mjekë të tjerë, kur kundërshtoi reformën e ministrit beqaj për testimin e mjekëve, por ka qenë aktive edhe për shumë probleme të tjera. Së fundi, Anika, vajza e deputetit emblemë të PS, Namik Dokle, ka komentuar edhe shkrimin e fundit të Ben Blushit, "Letër një socialisti". Ndonëse "senatorët" e PS kanë zgjedhur heshtjen, mjekja socialiste ka zgjedhur të flasë. Më poshtë reagimi i plotë i saj:
 
E MAJTA bëhet me të majtë!
Ben Blushi ka një vlerë të madhe, në këndvështrimin tim. Ai bëri që plot socialistë të thjeshtë të ndihen të përfaqësuar (përfaqësim ky i munguar këto dy vjet). Dhe si një zë i fuqishëm brenda të majtës, nuk duhet konsideruar si ai që braktis shokët në mes të betejës. Duhet konsideruar si zëdhënës i atyre që politika e të djathtëve brenda PS braktisi prej dy vjetësh, sidomos njerëzit e punës.
I gjithë ky debat do të tingëllonte i natyrshëm në një parti me demokraci të brendshme. Kjo duhet të ishte kohë për refleksion dhe jo diversion, të cilin natyrshëm nuk mund ta bëjnë milionerët brenda të majtës.

SHKARKO APP