Anila Denaj inspekton rehabilitimin e rrugës “Zall” në Skuter, Krrabë, një investim për siguri dhe zhvillim turistik

Ministrja Anila Denaj, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga inspektimi i punimeve në Skuter, Krrabë, ku po vijon me ritme të shpejta rehabilitimi i rrugës “Zall”.

Ky aks, i gjatë disa kilometra, po rikonstruktohet me standardet e nevojshme të sigurisë dhe cilësisë, duke siguruar një lidhje më të lehtë dhe më të sigurt me rrugën kryesore, me lagjen dhe me një nga atraksionet natyrore më të veçanta të zonës, Syrin e Ciklopit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo ndërhyrje përmirëson ndjeshëm aksesin për banorët, vizitorët dhe bizneset lokale, duke i dhënë zonës një frymë të re zhvillimi,” theksoi ministrja Denaj gjatë inspektimit, duke nënvizuar se rruga e re do të ndihmojë gjithashtu në lehtësimin e transportit bujqësor dhe në rritjen e potencialit agroturistik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky investim pritet të transformojë një zonë që dikur njihej për minierat e saj, në një destinacion të ri me vlera të larta natyrore e kulturore, duke krijuar mundësi të reja për turizëm, agroturizëm dhe zhvillim ekonomik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?