Anila Denaj: Përmirësimi i infrastrukturës në ujitje-kullim fuqizon produktet shqiptare në tregjet vendase dhe ndërkombëtare

Investimet për thellimin dhe zgjerimin e argjinaturës së ujëmbledhësit të Digës Zemblak, siguron të shtoj vaditjen e tokave bujqësore në Maliq.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndau në rrjete sociale momente nga punimet që po kryen aty, ku mjete të rënda po punojnë për thellimin e shtratit të ujëmbledhësit.

Po vijojnë punimet për zgjerimin, thellimin dhe përforcimin e argjinaturës së ujëmbledhësit të Digës Zemblak, në Bashkinë Maliq, i cili siguron vaditjen e një sipërfaqeje prej 3,100 hektarësh në Fushën e Maliqit, përmes një rrjeti kanalesh ujitëse me gjatësi 33 km. Përmes rritjes së kapacitetit ujor të digës që garanton furnizim me ujë për fermerët e zonës, synohet fuqizimi i markës #MadeinAlbania në tregjet vendase dhe ndërkombëtare”, tha Denaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?