Anila Denaj: Shqipëria rrit me 50 herë eksportet e vajit të ullirit drejt Italisë
Shqipëria ka eksportuar 5200 ton ose 50 herë më shumë vaj ulliri vetëm në 8 muajt e këtij viti drejt Italisë, nga 60 litra një vit më parë.
Lajmi është bërë i ditur në rrjetet sociale nga Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj e cila gjendet për një vizitë në Itali.
Ministrja Denaj ka vlerësuar se kjo është shprehje e bashkëpunimit të shkëlqyer mes bizneseve në sektorin e bujqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë.
Ministrja shqiptare falënderoi për mbështetjen në këtë rezultat homologun italian ministrin Francesco Lollobrigida dhe u shpreh besimplotë se, platforma e diskutuar e bashkëpunimit do të ndihmojë në zhvillimin e sektorit agroushqimor dhe peshkimit për të rritur cilësinë, ekonominë e shkallës dhe hapur mundësi për tregje të reja.