Ankesa e Alibeajt për regjistrimin në zgjedhjet e 14 majit, mblidhet KAS
Politikë E Enjte, 16 Mars 2023 12:27
Mblidhet Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, ku edhe po shqyrtohet ankesa e grupit të Alibeajt për regjistrimin në zgjedhje.
Kujtojmë se KQZ vendosi mosregjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit.
Përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeajt, Indrit Sefa gjatë fjalës së tij tha se autorizimi i jep tagër përfaqësuesve për regjistrimin dhe se autorizimi është i vlefshëm për çdo datë zgjedhjesh.