Anuela Ristani ndan pamjet e Terminalit të ri veri-perëndimor: Transport modern për qytetarët dhe turistët

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka shpërndarë një video nga punimet për Terminalin Veri-Perëndimor të autobusëve, i cili po shkon drejt përfundimit. Në postimin e saj, Ristani e cilëson këtë si një tjetër investim të rëndësishëm për transportin publik të qytetit.
Ajo thekson se terminali i ri do t’u shërbejë qytetarëve dhe turistëve me standarde moderne, duke ndjekur modelin e suksesshëm të Terminalit Lindor në Lundër, i cili është tashmë funksional dhe ofron kushte dinjitoze për udhëtarët.
“ Terminali Veri-Perëndimor i autobusëve është drejt përfundimit – një investim i rëndësishëm që sjell transport modern për qytetarët dhe turistët që vijnë në qytet.

Ndërkohë që Terminali Lindor në Lundër është tashmë një histori suksesi – një hapësirë moderne që u shërben përditë udhëtarëve, me kushte dinjitoze, organizim dhe pa rrëmujë.

🎯 Me këto investime po krijojmë:
✔️ Një sistem transporti të organizuar dhe dinjitoz
✔️ Qarkullim më të lehtë dhe më pak trafik në hyrje të qytetit
✔️ Komoditet dhe siguri për të gjithë udhëtarët
✔️ Zëvendësimin e kaosit dhe informalitetit me rregull dhe standarde moderne

Swiss Digital Desktop Reklama

Më shumë rregull. Më pak rrëmujë. Një Tiranë që vijon të ecë përpara”, shkruan Ristani.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?