Anulimi i gjobës ndaj Veliajt, reagon Gjosha: Shtet me dy standarde! Gjobiten për lajm

Ish-deputetja e LSI Klajda Gjosha për Ora News e ka cilësuar shtetin si një institucion me dy standarde, pas anulimit të gjobës ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj nga ana e KAS.

Gjosha ka thënë se përfaqësuesit e shtetit po gjobiten për të bërë lajm, ndërkohë që shton se shteti po godet vetëm opozitën.

Gjosha: Fatkeqësisht ky është shteti që funksionon me dy standarde. Ky është shteti që godet opozitën në çdo takim tonin, që na ndjek në çdo foto që hedhim në Facebook apo Instagram. LSI është patjetër gjithmonë në qendër të vëmendjes, sidomos gjatë fushatave. Por ne jemi mësuar me këtë, edhe qytetarët janë mësuar me këtë dhe sa herë që goditet LSI aq më e fortë është vota që vjen ndaj LSI. Ne duam të falënderojmë të gjithë mbështetësit tanë për këtë.

Është shteti i dy standardeve kur shkon te opozita dhe bën një show të madh mediatik me polici, duke i gjobitur anëtarët e LSI, deri edhe kryetaren e saj. Më pas shohim që përfaqësues të shtetit tonë në nivele më të larta, pavarësisht se gjobiten për të bërë një lajm në media për të treguar se jemi të barabartë, komisioni funksionon edhe në mënyrë të tillë që hiqen edhe gjobat.

Veliaj ishte ndëshkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me argumentin se nuk ka raportuar aktivitetet që ka zhvilluar në këtë prag fushate.

SHKARKO APP