Kryeministri Rama del në konferencë të jashtëzakonshme në ora 19.30. Mos do të anullojë mbledhjen e përbashkët të dy qeverive?!

Zyra e Kryeministrisë ka bërë me dije se në orën 19:30, Edi Rama do të dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat

Ndërkohë nesër dy qeveritë, shqiptare dhe kosovare, kanë mbledhje të përbashkët.

Por sot kryeministri Kurti tha se draftin që ka propozuar kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, për serbët në veri të Kosovës, t’ia dërgojë Aleksandër Vuçiç dhe të vihet në zbatim për shqiptarët në Serbi.

Albin Kurti e fton kryeministrin Rama (me ironi) që këtë propozim mund t’ia prezantojë në takimin e radhës të “Ballkanit të Hapur”.

Me sa duket ka një ftohje mes dy kryeministrave, Rama dhe Kurti.

SHBA dhe BE po kritikojnë kryeministrin Albin Kurti për sjelljen e tij ndaj propozimeve të tyre për të shuar konfliktin në veri të Kosovës. Bile flitet se SHBA do ta bojkotojë krejtësisht Albin Kurtin, sikurse shenja e parë u dha dje në përvjetorin e çlirimit të Kosovës ku ambasadorët më të rëndësishëm nuk i shkuan Presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Kurti.

Ndaj kjo konferencë urgjente e Edi Ramës mund të lidhet edhe me qëndrimin ndaj qeverisë së Kurtit dhe ku flitet se edhe mund të deklarojë mos zhvillimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive nesër.

Megjithatë në ora 19.30 kryeministri Rama do jetë në konferencë live nga kryeministria.

SHKARKO APP