Apeli i dha vulën Berishës, reagon Mediu: Hap që duhet shoqëruar me përgjegjësinë për të pasur një PD të bashkuar

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, e ka cilësuar hap pozitiv shumë të rëndësishëm, vendimin e Apelit për t’ia dhënë vulën e Partisë Demokratike, Sali Berishës.

Mediu shprehet se kjo tashmë PD-në, ka përgjegjësinë për të pasur një forcë politike të bashkuar dhe se struktura e “Brain gain” pranë PD, së bashku me të rinjtë e opozitës duhet të udhëheqin lëvizjen opozitare për ta gjallëruar atë me ide të reja, lider të rinj.

“Kjo lëvizje duhet të bashkojë traditën dhe historinë e të djathtës shqiptare me atë Europiane dhe të SHBA”, shkruan Mediu në Instagram.

Postimi i Mediut:

Vendimi për vulën dhe simbolet e PD është një hap pozitiv shumë i rëndësishëm, i cili duhet shoqëruar me përgjegjësinë për të pasur një PD të bashkuar dhe opozitë të bashkuar pa paragjykime.

Një PD dhe opozitë e bashkuar edhe në diversitetin e saj është rruga më e mirë për tu përballë me krimin dhe korrupsionin dhe qeverinë socialiste.

Struktura e “Brain gain” pranë PD, së bashku me të rinjtë e opozitës duhet të udhëheqin lëvizjen opozitare për ta gjallëruar atë me ide të reja, lider të rinj.

Ata duhet të kthehen në qendrën e referencës pozitive në debat në universitete dhe shkolla për vlerat më të mira që mbron e djathta dhe që ka nevojë Shqipëria. Ata duhet të ndërtojnë një lëvizje rinore jashtë kontrollit dhe klisheve të partive.

Kjo lëvizje duhet të bashkojë traditën dhe historinë e të djathtës shqiptare me atë Europiane dhe të SHBA.

Shtrirja e organizimit të Federatës opozitare në gjithë qarqet, qytetet dhe deri në qendrat e opozitës është po ashtu një domosdoshmëri, për tu përballur me pushtetin, aktivistët dhe krimin zgjedhor.

E djathta shqiptare duhet të kuptojë se ajo që ndodhi në zgjedhjet parlamentare Europiane ishte një zgjim dhe reagim kundër shkatërrimit të familjes, besimit dhe mbi të gjitha kundër pushteteve që kontrollojnë, imponojnë e detyrojnë rregullave të jetës dhe lirisë dhe mbysin mundësitë për të zhvilluar dijen dhe ekonominë.

SHKARKO APP