Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e Arben Ahmetajt

Apeli i GJKKO ka rrëzuar sot ankimimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj për kontrollin e banesës së bashkëjetueses së tij.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara në dhomë këshillimi ka vendosur mospranimin e ankimit ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, sa u takon kontrolleve të kryera pak ditë më parë në vilën në Hamallaj të Erjola Hoxhës, e cila është sekuestruar.

SPAK po heton rolin e ish-zv.kryeministrit për inceneratorin e Fierit. Më 9 mars, Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer kontrolle në shtëpinë e ish-gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt.

SHKARKO APP