Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Arben Ahmetajt, llogaritë bankare i mbeten nën sekuestro

Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestrimin e llogarive bankare të ish-zv/ministrit Arben Ahmetaj. Ai kërkoi heqjen e sekuestros nga një llogari bankare, me vlerë 108 mijë euro që ishte bllokuar në një bankë të nivelit të dytë.

NJOFTIMI I GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimiter Lara, sot më 28.10.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 158 akti, datë 18.10.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi A.A., ndaj vendimit nr. 364, datë 26.09.2023 (lidhur me sekuestron e pasurisë) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:
– Miratimin e vendimit nr. 364 akti datë 26.09.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

SHKARKO APP