Apeli i LSI-së: Fryma e konsensusit të shoqërojë dhe miratimin e 6 ligjeve

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim(LSI), Petrit Vasili, konfirmoi sot vullnetin e kësaj force politike për miratimin me konsensus të paketës prej 6 ligjesh që do ta bëjnë efektive reformën në drejtësi.

Kryetari Vasili gjate nje bashkebisedimi me gazetarët i informoi ata për takimin e zhvilluar pasditen e së martës mes tij dhe ambasadorëve Donald Lu(SHBA) dhe Romana Vlahutin(BE), ku në fokus ishin pr/ligjet e reformës në drejtësi, që pritet të miratohen së shpejti në Kuvend.

Fryma e konstruktivitetit dhe e mirëkuptimit maksimal qe shoqëroi reformën kushtetuese, apeloi ai, të vazhdojë edhe me miratimin e paketës ligjore, më 29 shtator në Kuvend.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është me rëndësi miratimi i paketës së 6 ligjeve, pasi jetëson mesazhin e 22 korrikut, ku u miratuan ndryshimet kushtetuese. LSI e ka konfirmuar edhe njëherë vullnetin e grupit të saj parlamentar për të mbështetur pa hezitim miratimin e plotë të tyre, që janë kyçi për të ardhmen e reformës”, tha Vasili në një komunikim me gazetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në emër të grupit LSI-së, ai kërkoi që fryma e konstruktivitetit dhe e mirëkuptimit maksimal, që shoqëroi reformën kushtetuese të vazhdojë edhe me ligjet bazë. Në vlerësimin tonë, pjesa më delikate ose zemra e procesit, që ishte reforma në drejtësi ka kaluar me një konsensus të gjerë, ndaj dhe procesi i hartimit dhe miratimit të kësaj pakete ligjore të ecë në rrugën e miratimit të reformës kushtetuese, u shpreh kreu i grupit të LSI-së.

Kjo, sipas tij, eshtë nje reformë madhore që e presin qytetarët dhe per te cilen është bërë investim shumë i rëndësishëm politik. Debatet nuk duhet të jenë të pakapërcyeshme. Me ambasadoret Lu dhe Vlahutin ndamë të njëjtin vullnet dhe dëshirë”, shtoi Vasili.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?