Apeli i Presidentit Meta për Reformën Zgjedhore: Dakordësi për të gjitha ndryshimet
I pranishëm në Mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Presidenti Ilir Meta, ndër të tjera tha se palët nuk duhet të minojnë dialogun, bashkëpunimin dhe besimin ndërmjet tyre.
Kreu i Shtetit bëri apel që dakordësia e arritur për Reformën Zgjedhore, të vijojë për të gjitha ndryshimet e nevojshme dhe të finalizohet sa më shpejtë në parlament.
”Ndaj besoj se jemi ende në kohë për të reflektuar duke nisur me heqjen dorë nga politika e e vendosjes përtpara faktit të kryer e cila e minon dialogun, bashkëpunimin dhe besimin ndërmjet palëve. Dialog nuk do të thotë vetëm të flasësh por edhe të dëgjosh. Bashkëpunim nuk do të thotë vetëm të marrësh por edhe të ofrosh. Në këtë kontekst dua të vlerësoj se marrëveshja që u dakordësua nga Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, ishte një hap i rëndësishëm përpara. Çmoj kontributin jashtëzakonisht konstuktiv që luajti në këtë proces, veçanërisht KE, Bundestagun, partnerët europianë në vendin tonë, si dhe SHBA e Mbretërinë e Bashkuar”.