Apeli i Presidentit për shtyrjen e vlefshmërisë së kartave të identitetit, Kreu i Kuvendit: Do të gjendet një konsensus
Pak ditë më parë Presidenti Ilir Meta, nisi një letër drejtuar Kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, për shtyrjen e vlefshmërisë së kartave të identitetit deri më 30 prill. Sepse janë 800 mijë shtetas me të drejtë vote që rrezikojnë të mos e ushtrojnë të drejtën e votës më 25 prill.
Ditën e sotme Kreu i kuvendit, Gramoz Ruçi, tha se po punohet për tu gjetur një konsensus.
“Ky shqetësim ka një propozim nga opozita dhe shumë subjekte politike dhe nga KQZ dhe nga presidenti, do të gjendet një konsensus me grupet e interesit dhe do të konsiderohet”, tha Ruçi.