Apeli vendos për vulën, Bylykbashi: Vendimi nën presionin e Ramës. Ditë e zezë për Drejtësinë

Nënkryetari dhe deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi tha se vendimi i Gjykatës së Apelit është dhënë nën presionin e kryeministrit Edi Rama. Në një dalje për mediat, fill pas dhënies së vendimit, Bylykbashi tha se vendimi tregon se kemi të bëjmë me një ditë të zezë për Drejtësinë.

“Ky vendim i sotëm i marrë nën presionin e Ramës, i paralajmëruar më parë nga ministrja e Ramës. Presioni mbi gjykatën ishte në sallë. Vendimi është për përjashtimin e opozitës nga zgjedhjet, ka thyer çdo rregull, që deri më sot ka vendosur legjislatori dhe jurisprudenca. Sot gjykata zhbëri 11 dhjetorin, atë Kuvend të jashtëzakonshëm, të gjithë përpjekjen e anëtarëve me votë që demonstruan se kush është vullneti i demokratëve, vendim që shënon ditë të zezë për drejtësinë dhe politikën shqiptare. U vra pluralizmi. Çdo hap tjetër do të merret nga instancat nga organet kolegjiale të PD-së. Ato nuk përfaqësojnë PD por një logo që e ka zgjedhur Edi Rama. Do të marrin vendim organet e PD-së dhe populli opozitar ishte sot në shesh. Vendimet e PD-së do t’i marrin organet e saj. Ka rënë nën thundrën e Edi Ramës”, tha Bylykbashi.

Si do të regjistroheni në zgjedhje dhe a do ta zbatojë vendimin Berisha?

Bylykbashi: Çdo hap tjetër do të merret nga instancat e zgjedhura të PD, jo ato që ka zgjedhur kryeministri Rama. Do të marrim vendime organet e PD. Vendimet e PD do t’i marrin organet e saj, ky ishte vendim që ka shënuar një ditë të zezë. Gjykata provoi që ka rënë përfundimisht dhe totalisht nën thundrën e Edi Ramën.

Gjykata e Apelit Tiranë vendosi të dërgojë në rigjykim në Shkallë të Parë çështjen për drejtimin e Partisë Demokratike. Gjykata pranoi kështu një prej kërkesave të grupimit Alibeaj, që kishte kërkuar ose vendim për rrëzimin vendimit të Shkallës së Parë, ose rikthim për rigjykim. Ndërkohë, grupimi Berisha kishte kërkuar që të mos legjitimohej ankimi i bërë nga Enkelejd Alibeaj.

SHKARKO APP