Apelohet sekuestrimi, Avokati:Të gjitha pasuritë e Ylli Ndroqit 100% të ligjshme

Avokatët e presidentit “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi dorëzuan sot ankimimin kundër vendimit për sekuestrimin e pronave marrë më 1 gusht nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mes 26 pronave të sekuestruara janë dhe dy televizionet “Ora” dhe “Ora News”. Ankimimit i janë shoqëruar edhe provat të cilat avokatët thonë se vërtetojnë se të gjitha pasuritë janë të ligjshme.

Avokati Alban Qafa “Është absurde të sekuestrohet një media që kapitalin e blerjes së saj e ka të financuar nga banka te dokumentuar nga banka. Te gjithe pasurite jane te ligjshme”. Më herët avokatët e z.Ndroqi kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me procesion e sekuestrimit. Avokatët kanë evidentuar parregullsi në procedurat e ndjekura me sekuestrimin e dy televizioneve dhe pronave të tjera.

Ata kanë pohuar se Ylli Ndroqit i janë sekuestruar pasuri të fituara nga trashëgimia, apo me kredi bankare të vërtetuara me dokumentacion të rregullt ligjor. Sipas avokatëve, hetimet nga polica e shtetit, kanë zgjatur rreth 18 muaj nën drejtimin e prokuroreve te SPAK, ndërkohë që trupa e parë prej 8 prokurorësh të SPAK është betuar në datën 19 dhjetor të vitit 2019 para presidentit të republikës. Pra vetëm 8 muaj më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Këto hetime janë të paligjshme nga policia e shtetit dhe ngre dyshime për shmangien e qëllimshme të prokurorisë. Rezulton se një pjese e pasurive të vena nën sekuestro nuk janë në pronësi të z Ndroqi. Edhe ato që janë në pronësi të tij janë krejtësisht të krijuara me burime të ligjshme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?