Arben Ahmetaj 6 muaj mungesë në Kuvend, 2 emrat që mund të marrin mandatin e deputetit

Arben Ahmetaj, i cili është në kërkim ndërkombëtar është gati të humbasë edhe mandatin e deputetit. Mandati i tij quhet i përfunduar pasi për 6 muaj rresht ish-numri dy i qeverisë mungoi pa arsye në Kuvend.

Sipas rezultateve të dala nga vota e parlamentareve të 2021-it, mandatin e deputetit e merr Dallëndryshe Bici. Mbetet për t’u parë nëse ajo do të lërë detyrën e drejtueses së Kadastrës pas 11 muajsh në krye të një prej institucioneve më të rëndësishme të dokumenteve të pronësisë.

Jo zyrtarish emri më i përfolur për tu ulur në karrigen e deputetit është juristi dhe anëtari i këshillit bashkiak Tiranë, Plarent Ndreca. Për nga sasia e votave të marra ai renditet pas Dallëndyshe Bicit.

Grupi parlamentar i PS-së nuk do të jetë i vetmi që rikthehet në Kuvend me ndryshime. Pjesës më të madhe të opozitës pritet t’i mungojë lideri i saj, Sali Berisha për shkak të ”arrestit në shtëpi”.

SHKARKO APP