Arben Ahmetaj: Kontrolli në banesë ishte i paligjshëm
Nuk ka qetësi për ish-numrin dy të qeverisë Rama, zotin Arben Ahmetaj. Akuza, padi, kontrolle të befasishme, presione, shantazhe,etj, të cilat deri tani i ka suportuar.
Ish-ministri Arben Ahmetaj e ka çuar në Gjykatë urdhrin e SPAK për kontrollin e ushtruar në banesën e partneres së tij, duke e cilësuar si të paligjshëm.
Arben Ahmetaj në ankimimin e bërë ka deklaruar se kontrolli në një prej vilave është “antikushtetues” pasi sipas tij, “nuk është marrë leje nga Kuvendi” dhe se “procedura e zbatuar ka cenuar lirinë”.
Ahmetaj ka deklaruar se partnerja e tij nuk është informuar paraprakisht për të pasur praninë e një mbrojtësi ligjor gjatë kohës që banesa e saj kontrollohej nga policia.
Më 9 mars, Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer kontrolle në shtëpinë e ish-gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt.
Por pas padisë, ish-zv/kryeministri Ahmetaj ka nxituar të fusë në profilin e tij në facebook foto nga fshati Bubq që u prish nga tërmeti dhe po rindërtohet nga fillimi. Asokohe ai ishte Ministër i Rindërtimit.
Ja fotot nga fshati Bubq: