Arben Ahmetaj: Pas 48 orëve prezantojmë planin e qeverisë për energjinë elektrike

Zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, i është përgjigjur akuzave të kreut të PD-së Lulzim Basha për ekonominë, duke deklaruar se brenda 48 orësh qeveria do të vijë me një plan e masa rregullatore që të garantojmë mbrojtjen e shtresave në nevojë, familjeve, sipërmarrjes së vogël dhe në të njëjtën kohë të garantojmë furnizim të pandërprerë të energjisë.

Ka dalë raporti i BB e konsideron shqip me rritjen më të madhe në rajon, falë punës, falë masave, falë qytetarëve, falë sipërmarrjes. Sot kemi rimarrë të gjitha vendet e punës. Po hajt shahemi. Duhet ta celebrojmë rikthimin e vendeve të punës, si rrallëkush nga elasticiteti i tregut dhe mbështetja qeveritare. 50 mijë vende pune janë shpëtuar. 283 mijë qytetarë, fytyra, shpirtra që kanë përfituar. Sa përfituan, debati i hapur mbetet. 5% i PBB, hajde ta debatojmë me shifra, pastaj kalojmë në shifra e emocione.

Po situata nuk është e thjeshtë me energjinë, ka prekur gjithë botën, ça po ndodh këtu, janë rritur gjë çmimet e energjisë këtu. Duroni 48 orë, do vijmë me një plan, uroj ta mbështesni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Brenda 48 orëve ne do të marrim masa rregullatore që të garantojmë mbrojtjen e shtresave në nevojë, familjeve, sipërmarrjes së vogël dhe në të njëjtën kohë të garantojmë furnizim të pandërprerë të energjisë”, tha Ahmetaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?