Arben Ahmetaj: Reforma në drejtësi, aset për të ardhmen

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në fjalën e tij në Kuvend foli për raportin e fundit për Departamentin Amerikan të Shtetit.

 

Ahmetaj u ndal edhe tek reforma në drejtësi dhe tha që kjo reformë është një aset institucional i vendet për të gjitha vitet që vijnë.

Po ashtu Ahmetaj foli edhe për rritjen e çmimeve duke theksuar se Shqipëria është i vetmi vend që ka subvencionuar çmimin e energjisë.

Gazi, nafta, energjia elektrike. Më tregoni një vend tjetër ku është subvencionuar çmimi i energjisë. Do rritet çmimi i energjisë? Mos luani me këtë ju lutem. Nuk ka ndikim tek qytetarët. Janë 360 milionë dollarë që janë aty në buxhet për të mbrojtur qytetarët nga rritja e çmimit. Paketa ka ndihmuar mbi 500 mijë qytetarë”, tha Ahmetaj.

SHKARKO APP