Arben Ahmetaj shigjeton kryeministrin Rama dhe e paralajmëron…

Arben Ahmetaj nisi sot një letër të hapur publike para seancës për votimin e kërkesës së SPAK që ta arrestojë.

Ndër të tjera ish-zv/kryeministri Ahmetaj thekson se “Së fundmi i falenderoj të gjithë koleget e mi, të mazhorancës dhe opozitës që do të votojnë sot, dhe ata që vrapojnë dhe thonë që përgjegjesia është personale. Poooo personale është kur e shkel. Sidomos për ata të hershem, sot në opozite, e të rinj që firmosin për punë e projekte….”- vazhdon Arben Ahmetaj.

Por ish-zv/kryeministri Ahmetaj shkruan edhe se “Kam marrë kërcenime (I kam me screenshot e me zë ndoshta), madje se fundi dhe një mesazh triumfi si mirseardhje…Nëse do ta meritoj, sigurisht që do ndodhi…po jo përpara se e verteta të marri rrugë e dritë.
Shpresoj te dalin sa me shumë shkresa e letra te miat, si ajo ato që BIRN nxori dje, që qytetaret të kuptojnë (aq sa mundet) që puna “e fytyres se ngrysur” ka qenë në interes te publikut” – shkruan Ahmetaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-zv/kryeministri Ahmetaj shigjeton kryeministrin Rama, por jo vetëm, me këtë togfjalësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Se çfarë di Ahmetaj akoma nuk dihet por duket se ka fakte e shkresa që po i ruan ai për ti publikuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?