Arben Ahmetaj thyen heshtjen: S’kam frikë nga SPAK, unë dhe PS jemi një!
Arben Ahmetaj, pa asnjë post drejtues në Partinë Socialiste, thotë se vendimin e Kryesisë për t’i hequr së fundmi edhe drejtimin politik të qarkut të Vlorës, e priti me kënaqësi.
Kështu tha ai, tekstualisht ish-zv/kryeministri pohoi: “Me shumë kënaqësi. Riorganizimi është normal, ndodh shpesh, ka ndodhur, do të ndodhi, nuk ka ndonjë gjë të re”. I pyetur nëse zhveshja e tij nga çdo funksion qeveritar dhe partiak nënkupton një distancim të mazhorancës qeverisëse, Arben Ahmetaj tha se ai dhe Partia Socialiste janë një.
“Unë dhe Partia Socialiste dhe të gjithë kolegët jemi një. Këto janë vetëm telenovela, por si duket nuk ka lajme, ka nga këto lajme kështu, që nuk e ngrehin dhe ndoshta ju kërkoni këto lajmet e vogla që ndoshta e ngrehin”.
A e dogji çështja e inceneratorëve?- ishte pyetja.
Ai tha: ‘‘Çfarë lidhje kam unë me inceneratorët. Ato janë vepra në ndërtim, çfarë kë ketë lidhje, më thuaj si e lidh ti?”. Ishte debati me gazetarin në studion e Vizion Plus.