Arben Frroku u ndalua me 6 mars, por Rama e Tahiri ia fshehën drejtësisë

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe  ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri se kanë ndihmuar Arben Frrokut që t’i fshihej burgut përjetë. Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, deklaroi në një konferencë për shtyp se Arben Frroku është ndaluar që më 6 mars në Hollandë, por autoritetet shqiptare e kanë vonuar dërgimin e të dhënave në shtetin e BE. Kjo sipas PD është bërë qëllimisht, si në rastin e zvarritjes së udhër – arrestit belg për vëllain e tij, Mark Frroku.

“Lajmi i ndalimit të Arben Frrokut, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit Lamaj, nxjerr zbuluar bashkëpunimin e dyfishtë të pikave kyçe të policisë, me bekimin e Tahirit dhe Edi Ramës, në arratisjen e të dënuarit dhe me tej në favorizimin e tij për të shmangur drejtësinë.

Ndalimi i Frrokut në Holandë është bërë që me 6 mars.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të njëjtët persona, i njëjti mekanizëm, që la në sirtar për muaj me radhë kërkesën e Interpol Bruksel për deputetin e Edi Ramës, vëllain e të dënuarit me burgim përjetë, Mark Frroku”, deklaron Alibeaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai thotë se “ishte denoncimi publik i bërë nga z. Berisha që i detyroi Tahirin e Ramën të dërgojnë të dhënat, ku u konfirmua se ishte pikërisht Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm, shtetasi i ndaluar në Holandë me identitet tjetër të falsifikuar”.

Po sipas tij, “Edi Rama fillimisht e mbështeti aleatin e tij politik, duke i mundësuar arratisjen”, pasi pak para se të dënohej me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit,  Frroku iku nga Shqipëria pa lënë asnjë gjurmë në sistemin Tims.

“Pra me urdhër, policia ka hapur kufijtë për të, dhe i dënuari për vrasjen e komisarit të policisë, avulloi pa lënë asnjë shenjë.

Ky bashkëpunim me krimin, me të dënuarin me burgim të përjetshëm për vrasjen e një oficeri të lartë, është në të vërtetë fytyra e Tahirit, e Ramës dhe e kësaj oligarkie që sundon me krimin e për krimin”, thuhet në deklaratën e Alibeajt.(Lapsi)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?