Arben Imami: Shqiptarët nuk shohin shpresë as tek opozita

 

Arben Imami, një nga zërat e rëndësishëm të Partisë Demokratike, thotë se shqiptarët nuk shohin shpresë as tek opozita.

Duke iu përgjigjur Eduart Selamit, që deklaronte pak ditë më parë se Lulzim Basha nuk ngjallte shpresë, Imami thotë se përgjegjësia është e të gjithëve në opozitë, jo vetëm e Bashës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur vendi është pa shpresë, siç është ky vend, sigurisht që përgjegjësia më e madhe është e atyre që qeverisin, por duke qenë edhe zgjedhjet larg, që është një faktor objekti, duket se qyetarët shqiptarë nuk shohin një shpresë të afërt edhe tek opozita.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe kjo nuk është çështje vetëm e Lulzim Bashës, as e Eduard Selamit.

Është çështje e të gjithëve ne.

Në këtë kuptim edhe në këtë raport, të gjithë kemi një përgjegjësi”, thotë Imami për Panorama.

Por, edhe pse vetë brenda PD-së thonë se kjo opozitë nuk ngjall shpresë tek qytetarët, Basha ka paralajmëruar një protestë nesër, duke thënë se do të rrëzojë qeverinë për të ardhur në pushtet.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?