Arben Imami: S’ka më shtet! Jemi të kontrolluar nga kriminelët

Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka dënuar ashpër sulmin ndaj Sali Berisha, në portestën e thirrur nga ai në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”. Imami ka shpërthyer me akuza në drejtim të kryeministrti Edi Rama, për të cilin thotë se e ka kthyer vendin në një territor që kontrollohet nga krimi i organizuar.

“Sali Berisha menjëherë doli qetësoi situatën dhe mbajti fjalimin e tij. Opozita dje realizoi qëllimin politik me kosto shumë të larta njerëzore. Mbajti një protestë paqësore, pro-evropiane dhe nuk u mor me çështjen e agresionit. U mor me demaskimin e problemeve të qeverisë përballë gjithë botës.

Nuk ka asgjë për t’u çuditur në këto që ndodhin. Dhuna psikologjike, dhuna mediatike, vrasja e tjetrit si person, duke e goditur me të gjitha mjetet për ta vrarë në opinionin publik është një formë që po mbizotëron me këtë qeveri.

Cili është kuptimi i një qeverisjeje që nuk kontrollon territorin, e kthen në një territor të lirë për kriminelët. Ky është një territor i marrë nën kontroll nga kriminelët që grabisin pronën dhe qytetarët”.

SHKARKO APP