Arben Kraja raporton në Komisionin e Ligjeve: Ja për çfarë janë përdorur paratë e konfiskuara nga krimi
Kreu i SPAK, Arben Kraja ka raportuar ditën e sotme para Komisionit të Ligjeve një ditë pas finalizimit të aksionit të koduar “Plumbi i artë”, që çoi në arrestimin e 18 personave dhe shpalljen në kërkim të dhjetëra të tjerëve.
Gjatë fjalës Kraja tregoi edhe për çfarë janë përdorur paratë e konsifikuara nga aktivitetet kriminale.
“Ne kemi ngritur një laborator të ekspertimeve digjitale me fondet e konfiskuara nga aktiviteti kriminal.
Kemi aplikuar, kemi marrë fondin, janë blerë pajisjet. Kemi marrë tre nga ekspertët më të mirë që janë në vend e është bërë eficient në fund të vitit 2021.
Janë trajnuar prokurorët e hetuesit e BKH. Për periudhën e fundit kanë kryer 118 akte ekspertimi”, tha Kraja.
KOHA JONË SONDAZH

