Arben Kraja: Të gjithë të barabartë para ligjit! Do u shkojmë deri në fund dosjeve për hetimin e zyrtarëve dhe politikanëve

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, Arben Kraja, paralajmëroi hetim deri në fund për të gjithë ata që janë të përfshirë në veprimtari kriminale apo korrupsion, qofshin ata njerëz të thjeshtë apo zyrtarë.

 

Referuar goditjeve të fundit të bëra nga SPAK, ku në dosje korrupsioni janë përfshirë edhe politikanë apo zyrtarë të lartë, siç ishte kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, apo zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, Kraja deklaroi se hetimi për të gjithë do të shkojë deri në fund, duke theksuar prerë se të gjithë janë të barabartë para ligjit.

Nga kontaktet që kemi me partnerët, BKH është gati të fillojë punë me një grup shumë efikas dhe me vullnet për të punuar e për të dhënë rezultat. Ka pasur rezultate konkrete. Rezultatet e 2-3 muajve të fundit janë të matshme dhe kanë treguar se struktura po fillon të funksionojë dhe të japë produktin e saj. Ka pasur ndëshkueshmëri me konfiskime pronash nga aktiviteti kriminal, por edhe hetime e ndjekje penale ndaj personave, zyrtarë apo jo zyrtarë, hetimi ndaj të cilëve do të shkojë deri në fund. Pavarësisht kush do jenë personat apo personazhet e përfshirë në hetim, ne do t’i shkojmë deri në fund.

Duhet të ulemi e të diskutojmë për ambiente për hetuesit e BKH, duhet gjetur një zgjidhje për këtë. Jemi në një situatë ku kemi një mungesë të gjatë ndëshkueshmërie dhe e gjithë kjo situatë nuk mund të zgjidhet me një strukturë, me mandat të kufizuar kohor. Nga ana tjetër, buxheti i shtetit, gjithë faktorët ndërkombëtarë po investojnë, për ta përgatitur këtë strukturë. Qëllimet janë të qarta, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, aseteve kriminale. Ne punojmë me parimin që të gjithë janë të barabartë para ligjit”, deklaroi Arben Kraja.

SHKARKO APP