Ish-ministri socialist, Arben Malaj apel ish-kolegëve të tij në PS: Ndalojeni këtë marrëzi të Ramës!

Ish-ministri i Financave, i bashkuar së fundmi me Partinë Agrare Ambientaliste, Arben Malaj ka reaguar ashpër lidhur me nismën e kryeministrit Edi Rama për të ndryshuar Kushtetutën në mënyrë të njëanshme, duke e vendosur në këtë mënyrë Shqipërinë në një pozitë të vështirë përballë partnerëve ndërkombëtarë.

Përmes rrjeteve sociale, Malaj shprehet se Rama e filloi vetë-pengimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian që me Ruzhdien në qarkun e Fierit.

E në këtë kontekst, Malaj i thërret ndërgjegjes së ish-kolegëve të tij në grupin parlamentar të PS-së që ta ndalojnë Edi Ramën në pengimin e perspektivës evropiane të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Malaja thekson se ata kanë detyrimin kombëtar ta pengojnë këtë marrëzi të Ramës dhe t’i hapin Shqipërisë rrugën negociatave të integrimit evropian.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Vetëm individë demagogë, anti-demokratik dhe anti-evropianë mund të bllokojnë në mënyrë të përsëritur procesin integrues të vendit. Rama nuk e kupton dot që “Integrim” do të thotë dorëzim gradual i sovranitetit. Dorëzimin e sovranitetit e kanë miratuar 95 për qind e shqiptarëve që duan integrimin në BE. Franca dhe Gjermania dorëzuan monedhat e tyre kombëtare (frankun dhe dojç markun) në favor të euros. Rama e filloi vetë-pengimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian që me Ruzhdien në qarkun e Fierit. Ne, disa kolegë deputetë në 2013-n në disa aktivitete publike i kërkuam Ramës të mos bojkotonte parlamentin, sepse pengonte integrimin evropian të Shqipërisë. Besoj shumë që në grupin parlamentar të PS-së ka akoma kolegë që ndjejnë përgjegjësi më shumë ndaj perspektivës evropiane të Shqipërisë se sa për vendin në listën e zgjedhjeve të ardhshme. Ata kanë detyrimin kombëtar ta pengojnë këtë marrëzi të Ramës dhe t’i hapin Shqipërisë rrugën negociatave të integrimit evropian, që aktualisht është i vetmi qiri që lëshon pak dritë në fund të tunelit të zvarritjeve tona historike në momente përcaktonjëse”, shprehet Arben Malaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?