Arben Malaj: Neodiktatura e Ramës e rrezikshme. Familja ime është kërcënuar

Në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, u mbajt seanca me Arben Malaj, i cili kërkoi informacione pse kryeministri Edi Rama ka kërkuar shkarkimin e tij, si anëtar i Bordit të Bankës së Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij, Malaj ka thënë se nëse kjo çështje nuk merr zgjidhje në Shqipëri, ai do ta dërgojë në Gjykatën e Strasburgut, ballafaqim të cilin e ka cilësuar si të lehtë.

Malaj tha se Komisioni i Ekonomisë nuk është profesional dhe ka ngërç institucional në lidhje me shkarkimin e tij pasi ky shkarkim është iniciuar nga vetë Rama. ”Qëndrimet e mia publike unë i mbroj një nga një. Mund të mërzitet pak Taulanti dhe Lali Eri, por unë ju qëndroj të gjitha deklarimeve. Unë refuzoj shpifjet e 28 deputetëve dhe fermanin sulltanor”,- tha Malaj.

Malaj tha se procedurat për shkarkimin e tij janë të gabuara por se do ia thoshte në sy në parlament   se cfarë po bën keq kryeministri Edi Rama. Ai shprehu shqetësimin se pushtetet gjithnjë e më shumë po mblidhen në një dorë. Nuk e kam merak do jem apo s’do jem anëtar i Këshillit Mbikqyrës. Në respekt të familjes time, sakrificat për mandatet e vështira deri në kërcënime familjare, sepse për të ikur familja ime në Amerikë procedurat i ka zbatuar Ahmetaj me ata që kërkuan të ikte urgjentisht se kërcënohej njësoj si familja e një profesori tjetër. Gjërat nuk janë kaq të lehta sa i shikoni. Ngrihet natën Edi Rama dhe i çon sms Erion Braçes shkarkoni Arben Malaj, jo jo, s’janë të lehta.  Pjesën politike do ta bëj vetëm në parlament. Sepse në kulturën time Komisioni i Ekonomisë është thellësisht profesional, në parlament me poezinë e Reshat Arbanës, do tia qartësoj se çfarë është duke bërë keq dhe pse duhet ndalur sa më parë për të mirën e tij dhe të popullit. Unë jam i majtë i përkas të majtës dhe raportet e mia me të majtën nk I kam të kushtëzuara me karrige politike apo profesionale”,- tha Malaj.  

Debati me ministrin dhe kryetarin e Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj

Malaj: Unë do të bëj raportimin profesional në raport me propozimin që ju mund ta thonit se iniciuesi i këtij propozimi është vetë kryeministri dhe këtu ka një ngërc institucional sepse çdo vendim i qeverisë vjen me dy firma, me firmën e propozuesit dhe me firmën e kryeministrit, në këtë rast kush është përfaqësuesi i qeverisë dhe kush është përfaqësuesi i kryeministrit në këtë ballafaqim publik, mund të më ndihmoni zoti kryetar ta kuptoj procedurën?

Ahmetaj: Po ligji i jep të drejtë këshillit të ministrave që të ketë prezent një përfaqëues, këshilli i ministrave është njoftuar për këtë seancë. Ka njoftuar që nuk do të sjellë përfaqësues. Unë do ti referohem kuvendit, është e drejtë dhe jo detyrim.

Malaj: Jo unë s kam asnjë marrëdhënie me ju. Vetëm profesionale. Bashke i lame pas qe ne vitin 1997 kur digjej Shqipëria

Ahmetaj: Ju kërkuat avokat…s’është e nevojshme, por dakord

Malaj: Dikur ju mësoja unë juve të ishit i dobishëm për Shqipërinë, tani do më tregoni ju mua nëse duhet ose jo avokat.

SHKARKO APP